Dita e dytë e Forumit të Paqes, Kurti zhvillon sot një diskutim

11 Nëntor, 2023 - 9:30 am

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris. 

Sot ai do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Në ditën e dytë të Forumit të Paqes, duke filluar prej orës 10:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili do të moderohet nga Pascal Boniface, Drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS)”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme