24 Tetor, 2023 - 4:15 pm
Një sërë aktivitetesh janë organizuar ditën e sotme në Sheshin Skënderbej, në kuadër të Ditës së Kombeve të Bashkuara dhe Javës Kulturore të OKB-së.
Në skenën e ngritur në shesh janë mbajtur fjalime nga Koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e shumë të tjerë. Më pas, rreth mesditës, në shesh u çel një ekspozitë e “Rrugëtimit të OKB-së dhe Shqipërisë”.
Pranë saj ishin ngritur tendat e një panairi dhe më pas vijuan të tjera aktivitete me fokusin tek të rinjtë, gratë etj. Qëllimi është rrijta e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një komuniteti të sigurt për barazi gjinore, vetëpërmbushje dhe vetëkujdesje për gratë dhe vajzat.
Në orët e pasdites, Sheshi Skënderbej do të kthehet në skenë performancash artistike të cilat do të nisin me Ansamblin Folklorik “Shqiponja”, me “Pleqtë e Krujës” si dhe performanca nga artistë refugjatë./atsh/KultPlus.com