23 Gusht, 2023 - 2:43 pm
23 gushti është Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, e krijuar nga Parlamenti Evropian në vitin 2008. Pikërisht në këtë ditë, në vitin 1939 u nënshkrua Pakti Ribentrop-Molotov, një pakt që lejoi që Gjermania nën Hitlerin dhe Bashkimi Sovjetik nën Stalinin të ndanin pjesën më të madhe të Evropës. Përveç ndarjes së vendeve mes njëri-tjetrit, dy regjimet totalitare terrorizuan qytetarët e zonave të pushtuara me kampet e përqendrimit, gulagët, punën e detyruar, krematoriumet dhe luftën e ftohtë.
Këtë vit, Rrjeti Evropian Përkujtim dhe Solidaritet dëshiron të inaugurojë një projekt afatgjatë, i cili synon të informojë evropianët për 23 gushtin, një simbol i përkujtimit për viktimat e regjimeve totalitare të shekullit të 20-të, viktima të terrorit “Brown dhe Red”.
Vitin e kaluar ceremonitë u zhvilluan në Hungari. Këtë vit, ministrat e drejtësisë dhe përfaqësues të ministrive po takohen me të rinj nga vendet evropiane në Lituani.
Ndërkohë në vendin tonë u zhvillua një ceremoni nderimi për viktimat e komunizmit, e cila u mbajt në kampin e internimit në Tepelenë. Ceremonia përkujtimore si dhe një simpozium shkencor u organizuan nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit./atsh/KultPlus.com