19 Mars, 2025 - 3:03 pm
20 marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Kjo ditë i referohet 20 marsit 1970, që shënon krijimin e Agjencisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT), e cila më pas u bë Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF).
Për vitin 2025 Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë ka temën “Unë edukoj veten, prandaj veproj”. Kjo temë i referohet arsimit në kuptimin e përgjithshëm: aksesi në arsim cilësor për të gjithë, veçanërisht në një botë ku përparimet teknologjike po ripërcaktojnë standardet tona, kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen, duke trajnuar breza të përkushtuar dhe të përgjegjshëm.
Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) ka gjithsej 57 vende anëtare me të drejta të plota, në mesin e tyre edhe Shqipëria që i është bashkuar në vitin 1999.
Kjo organizatë mbledh rreth vetes një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së që kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën frënge. Vetë termi “frankofoni” lind nga fundi i shekullit XIX për të emëruar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin gjuhën frënge./atsh/KultPlus.com