23 Prill, 2022 - 2:30 pm
23 prilli është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze. Kjo datë shënohet edhe si ditëlindja dhe data e vdekjes së William Shakespeare.
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze është rezultat i një nisme të vitit 2010 nga Departamenti i Komunikimeve Globale, duke vendosur ditë gjuhësore për secilën nga gjashtë gjuhët zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Qëllimi i ditëve të gjuhëve të OKB-së është të kremtojnë shumëgjuhësinë dhe diversitetin kulturor, si dhe të promovojnë përdorimin e barabartë të të gjashtë gjuhëve zyrtare në të gjithë organizatën.
Ndryshe, anglishtja është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera.
Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Kosovën.
Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”./ KultPlus.com