12 Maj, 2020 - 9:23 am
Mirënjohja e falënderimet për infermierët, këto ditë kanë qenë të pafundme, por nuk mund të mungojnë as në ditën e tyre ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë një pikturë, të një fëmije i cili mban në duar “super- heroinën” e re të kohërave moderne, infermieren.
Përmes këtij shkrimi Rama shprehet se kurrë s’ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre.
“Mirëmëngjes! Kurrë s’ ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri”, shkruan Rama.
Një mesazh falënderimi ka pasur edhe ministrja e Shëndetësisë, Oferta Manastirliu.
“Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Kam një falënderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit. Infermierët zemra e sistemit tonë shëndetësor”, shkruan Manastirliu. / KultPlus.com