8 Maj, 2023 - 11:16 am
Më 8 maj të vitit 1948, u festua për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq.
Në Shqipëri, Kryqi i Kuq përbën shoqatën më të vjetër humanitare, e themeluar më 4 tetor të vitit 1921.
Kjo shoqatë u njoh zyrtarisht prej Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në vitin 1923.
Vetëm pak janë në dijeni të faktit se, kryetari i Kryqit të Kuq ka qenë Ahmet Zogu, i cili pas pak vitesh do të bëhej mbret.
Në dokumentin që sjell sot Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, paraqitet thirrja e Ahmet Zogut si kryetar i shoqatës, drejtuar shqiptarëve, të cilët i fton të japin kontribut në dobi të Kryqit të Kuq. Gjithashtu DPA sjell edhe ballinën e organit “Kryqi i Kuq”, numri 8, botuar nga organizata. / KultPlus.com