18 Shtator, 2023 - 10:56 am
Dita Ndërkombëtare e Pagave të Barabarta, e festuar më 18 shtator, përfaqëson përpjekjet e kahershme drejt arritjes së pagës së barabartë për punë me vlerë të barabartë.
Sipas të dhënave të OKB-së, në të gjitha rajonet, gratë paguhen më pak se burrat. Diferenca gjinore e pagave në rang global, vlerësohet të jetë rreth 20%.
Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave vazhdojnë të frenohen për shkak të vazhdimësisë së marrëdhënieve të pabarabarta historike dhe strukturore të pushtetit midis grave dhe burrave, varfërisë dhe pabarazive dhe disavantazheve në aksesin ndaj burimeve dhe mundësive që kufizojnë aftësitë e grave dhe vajzave.
Progresi në ngushtimin e këtij hendeku ka qenë i ngadaltë. Ndërsa paga e barabartë për burrat dhe gratë është miratuar gjerësisht, zbatimi i saj në praktikë ka qenë i vështirë.
OKB thotë se arritja e pagës së barabartë është një moment historik i rëndësishëm për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Kërkon përpjekjet e të gjithë komunitetit botëror dhe ende mbetet për t’u bërë. Kombet e Bashkuara, duke përfshirë UN Women dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) ftojnë shtetet anëtare dhe shoqërinë civile, organizatat e grave dhe me bazë në komunitet dhe grupet feministe, si dhe bizneset dhe organizatat e punëtorëve dhe punëdhënësve, të promovojnë pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë dhe fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave. / atsh / KultPlus.com