11 Nëntor, 2022 - 12:50 pm
Figura e mësuesit zor se mund të paramendohet pa ditarin nën sqetull.
Një mjet i tillë do të merret për në klasë vetëm edhe për një kohë të shkurtër. Të paktën në Ferizaj, në vend të tij mësimdhënësit do t’i kenë ditarët digjitalë, projekt ky që është në fazën e pilotimit.
Ky projekt i gëzoi më së shumti prindërit sepse do të mund të vëzhgojnë fëmijët e tyre nga shtëpia, njofton Klan Kosova.
Lehtësim u tha të jetë edhe për mësimdhënësit e stafin tjetër të shkollave të cilët do t’i vendosin notat e mungesat e nxënësve krejtësisht në mënyrë elektronike në laptopët e tyre. / KultPlus.com