1 Dhjetor, 2024 - 8:30 pm
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga aktivitetet mjedisore zhvilluara në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta gjatë javës së festave kombëtare.
“Mësojmë, festojmë dhe kujdesemi për gjallesat”, shkruan ministrja, duke theksuar se fëmijët pjesëmarrës u njohën jo vetëm me bukuritë natyrore të parkut, por edhe me shkabën e cila, pas një përkujdesjeje shëndetësore, u kthye në habitatin e saj natyror.
Këto aktivitete, të organizuara me specialistët e Zonave të Mbrojtura, synojnë të ndërgjegjësojnë brezat e rinj për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit./ KultPlus.com