29 Tetor, 2022 - 3:30 pm
Dizajneri i famshëm i modës afrikano-jugore Thebe Magugu shpreson që suksesi i tij të frymëzojë të rinj të tjerë në kontinent, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.
Magugu së fundmi lançoi një koleksion të ri me markën globale të veshjeve sportive Adidas. Rrobat e tij janë veshur nga të famshëm si Rihanna dhe Miley Cyrus, dhe në vitin 2019 ai fitoi çmimin prestigjioz LVMH për stilistë të rinj.
“Unë jam veçanërisht krenar për këtë sepse mendoj se u tregoi njerëzve se nëse mund ta bëj, dikush nga qyteti Galesheëe dhe (me) shumë vështirësi gjatë rrugës… të gjithë ata njerëz mund ta bëjnë gjithashtu,” tha. 29-vjeçari nga studioja e tij në Johanesburg./ KultPlus.com