21 Dhjetor, 2020 - 1:29 pm
Valmir Aliçkaj, i cili ka ardhur nga mërgimi ka vendosur t’ia jep veshkën e tij një 19 vjeçareje nga Mitrovica e cila po vuan nga një sëmundje e rëndë.
Sot deçanasi ka shkuar në spital për t’u takuar me 19 vjeçaren nga Mitrovica, Nazlije Sherifin.
Takimin e ka konfirmuar vëllai i Nazlijes, Iliri, i cili ka transmetuar disa fjalë të djaloshit që është i gatshëm ta dhurojë veshkën.
“Valmir Aliçkaj: InshAllah jam unë ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore…”, ka thënë ai.
Ndërkohë, qytetarët po vazhdojnë të mbledhin paratë e nevojshme për t’u dërguar për shërim në Turqi, ku do të bëhet transplanti.
Ndryshe, 19 vjeçarja u diagnostifikua me Glomerulosklerozë Foke Segmentale, dhe shërimi kushton 200 mijë euro. / KultPlus.com