23 Gusht, 2024 - 1:30 pm
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me ITSHKSH organizon Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, ditën e hënë, më 26 gusht 2024, që sivjet përkon me 45-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe (1979).
Kjo akademi bën hapjen zyrtare të “Ditëve të Nënë Terezës 2024”, që do të zgjasin deri më 5 shtator 2024, në ditëfestën liturgjike të saj.
Akademia do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 19:00, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Programi i Akademisë
Fjalë përshëndetëse të autoriteteve
Pikë muzikore
Marco Frisina, “Ti do të jesh profet”
Këndon: Kori i Katedrales Shën Nënë Tereza
Lectio Magistralis
Don Lush Gjergji, Disa kujtime, përjetime, dëshmi dhe porosi nga Çmimi Nobel për Paqe (1979)
Pikë muzikore
Irena Prenrecaj (arr. Magdalena Sedaj) “Nënë Tereza”
Këndon: Kori i Katedrales Shën Nënë Tereza
Prezantim Libri
Don Lush Gjergji, “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne” botim me rastin e 45-vjetorit të Çmimit Nobel për Paqe
Prezanton: Ndue Ukaj
Poezi dhe lutje
Shën Nënë Tereza “Mbi gëzimin”
Interpreton: Jehona D. Gashi
Pikë muzikore
Koncertnino op. 11-Huber
Intepretojnë: Aniset Cej, Art Krasniqi, Magdalena Sedaj
Koktej rasti në Agorà/ KultPlus.com