11 Tetor, 2022 - 9:50 am
Një dokument me vlerë historike i vitit 1477, që mund të konsiderohet dokumenti i parë që përmend apo përshkruan kryeheroin tonë arbëror Gjergj Kastriotin dhe emrin e Arbërisë apo Shqipërisë.
Jeta dhe të bëmat e kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti janë të mbushura me lavde, fitore, sfida, djersë e gjak për ekzistencën e identitetit, lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë dhe arbërorëve.
Sikur shkruante një kronist europian: „malet e Shqipërisë, si kudo, me ajrin e tyre të mirë, kanë transformuar forcën e banorëve dhe gjithashtu me mjetet natyrore të motit u kanë ofruar atyre strehim kundër tiranëve pushtues. Epiri ishte atdheu i Pirros, më pas i heroit akoma më të madh Kastriotit i quajtur Skënderbeu, i cili për tridhjetë vjet sfidoi fuqinë otomane në zenitin e saj. Por pas vdekjes së këtij heroi të madh të Ilirisë, shumë shqiptarë u larguan nga trojet e tyre dhe u vendosën në itali, kështu ata zgjodhën mërgimin në vend të skllavërisë. ndërsa një pjesë tjetër e tyre u sundua herë në mënyrë të hekurt dhe herë u bënë shërbëtor të Perandorisë otomane.
Nga Gjon Keka – (Burimi i dokumentit është pjesë e arkivit tim personal.) / KultPlus.com