24 Nëntor, 2021 - 12:35 pm
Një dorëshkrim me llogaritjet e bëra nga Albert Einstein teksa përpiqej të formulonte teorinë e tij të relativitetit është shitur në ankand për 11 milionë euro, shkruan BBC, përcjellë KultPlus.
Shtëpia e ankandit në Paris “Christie” shënoi një rekord me këtë shitje, pasi theu rekord për shitjen më të mdahe të një dokumenti shkencor me autograf.
Është një nga vetëm dy punimet që tregojnë punën e fizikanit teorik në zbulimin e tij të madh shkencor.
Teoria, e botuar në vitin 1915, transformoi të kuptuarit e njerëzimit për hapësirën, kohën dhe gravitetin.
Dorëshkrimi i llogaritjeve u shkrua midis viteve 1913 dhe 1914 nga Ajnshtajni dhe kolegu i tij zviceran Michele Besso, të cilët e mbajtën dokumentin. /KultPlus.com