3 Tetor, 2023 - 7:19 pm
Kompania amerikane e ushqimit “Domino’s Pizza” tha se ka bashkëpunuar me “Microsoft” në zgjidhjet gjeneruese të IA-së për porositë e personalizuara dhe logjistikën e thjeshtuar të dyqaneve.
Kompanitë kanë planifikuar të krijojnë gjeneratën e ardhshme të operacioneve të porositjes dhe ruajtjes së picave me teknologji gjeneruese të IA-së dhe fuqi kompjuterike cloud.
“Do të përdorim shërbimin “Microsoft Cloud” dhe “Azure OpenAI “për të transformuar përvojat e konsumatorit të “Domino’s Pizza”,thanë kompanitë.
“Domino’s Pizza” ka planifikuar të fillojë pilotimin e zgjidhjeve gjeneruese të IA-së për dyqanet dhe klientët brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Si pjesë e aleancës strategjike, “Domino’s” dhe “Microsoft” do të krijojnë një Laborator Inovacioni.
Kompanitë vunë në dukje se janë të përkushtuara ndaj praktikave të përgjegjshme të IA-së që mbrojnë të dhënat dhe privatësinë e klientëve. /KultPlus.com