9 Mars, 2024 - 2:33 pm
Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.
Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.
Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për Olimpiadën që mbahet këtë vit në Paris. / KultPlus.com