2 Dhjetor, 2022 - 4:30 pm
Politikania gjermane, Doris Pack ka bërë të ditur se është kthyer në vendlindjen e saj pas vizitës që ka realizuar në Kosovë.
Ajo ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindjes së tij.
“Sapo u ktheva në shtëpi nga Kosova duke menduar për mikun e njeriun e jashtëzakonshëm, Ibrahim Rugova, ish-presidenti i Kosovës dhe fitues i Çmimit Sakharov. Sot do të ishte ditëlindja e tij”, ka shkruar Pack./ KultPlus.com