26 Prill, 2022 - 4:00 pm
Si sot, më 26 prill 1915, u firmos Traktati Fshehtë i Londrës.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot dokumente duke përkujtuar këtë ngjarje.
Më 26 prill të vitit 1915 u nënshkrua “Traktati i Fshehtë i Londrës”, një marrëveshje e fshehtë në mes të fuqive të Antantës (Britanisë, Francë dhe Rusisë) dhe Italisë, thekson DPA.
DPA shton se, ky plan famëkeq, nëse do të realizohej do të ndante Shqipërinë në disa pjesë pasi në 2 nene të traktatit parashikohej:
Neni 5 i traktatit parashikonte që bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në veri deri në derdhjen e Drinit në jug, përfshirë edhe Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi.
Neni 6, Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë. Më tej edhe me Nenin 7, shkruhej se: “Italia detyrohej të mos e kundërshtojë dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë, që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme, do të formohej shteti shqiptar “autonom”, i cili do të ishte nën protektorat të Italisë”./ atsh / KultPlus.com