29 Janar, 2025 - 4:29 pm
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup si dhe ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, paraqiti një ekspozitë dokumentare dhe fotografike mbi strehimin e hebrenjve nga familjet shqiptare.
Ekspozita u ofroi të pranishmëve mundësinë të njiheshin me masat e ndërmarra prej institucioneve shtetërore shqiptare, për mbarëvajtjen e qendrimit të hebrenjve në Shqipëri.
Në mesin e materialeve arkivore, DPA-ja kishte përzgjedhur:
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, parlamentarë të shumtë, ambasadori Denion Meidani dhe përfaqësues të tjerë të trupave diplomatike.
Duke patur si synim promovimin e historisë unike të qëndrimit të hebrenjve në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, DPA-ja nënshkroi vite më parë një marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin e Përkujtimit të Martirëve dhe të Heronjve të Holokaustit, “Yad Vashem”./atsh/KultPlus.com