13 Dhjetor, 2022 - 11:04 am
Në vijim të lëvizjes studentore, më 13 dhjetor 1990 Këshilli i Ministrave vendosi për ngritjen e një komisioni pune. Përmes këtij komisioni synohej zgjidhja e problemeve të ngritura nga studentët për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre në “Qytetin e Studentit”.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell dokumentin e këtij vendimi, në bazë të të cilit ngarkohej një grup pune i përbërë nga: Leonard Nano (kryetar), sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ndërtimit, Robert Gjini (anëtar), sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë së Brendshme, Vladimir Meksi (anëtar), nëndrejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë Komunale, Qamil Talka (anëtar), drejtor në Ministrinë e Arsimit, Ilir Kodra (anëtar), funksionar i Ministrisë së Tregtisë së Jashtme etj.
Lëvizja studentore do të finalizohej në muajin shkurt të vitit 1991, me një nga arritjet e saj që do të ishte heqja e emrit të diktatorit Hoxha nga emërtesa e Universitetit të Tiranës./ atsh / KultPlus.com