3 Korrik, 2021 - 5:00 pm
Ansa.it shkruan se Bledi ka qënë shtylla e disa prej shfaqeve, filmave si dhe festivaleve më të mirë në Itali, duke përmendur këtu ‘Quelli che il calcio’, ‘Anima Mia’ si dhe disa prej festivalee të Sanremos.
Regjisori italian Paolo Beldì ka humbur jetën ditën e sotme ne moshën 66-vjeçare. Ansa.it shkruan se Bledi ka qënë shtylla e disa prej shfaqeve, filmave si dhe festivaleve më të mirë në Itali, duke përmendur këtu ‘Quelli che il calcio’, ‘Anima Mia’ si dhe disa prej festivalee të Sanremos.
Beldì bëri debutimin e tij të parë si humorist në radio dhe më pas kaloi në regji në vitet 1980. Në këtë kohë ai drejtoi shfaqet Lupo Solitario dhe Matrjoska, ndërkohë që në vitet 80 ai kaloi në Rai si regjizor i shfaqes televizive Mi manda Lubrano.
Në karrierën e tij tridhjetë vjeçare ai është prapa kamerës së shumë programeve historike. Bledi drejtoi tre festivale të Sanremos si dhe ka shkruar tre libra. Bledi në Itali njohet si regjisori dhe tifozi më i flaktë i skuadrës së Fiorentines./ KultPlus.com