4 Tetor, 2023 - 9:22 pm
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Kosova ka fakte, të cilat dëshmojnë se shteti i Serbisë dhe Ushtria e Serbisë i kanë dhënë mbështetje të plotë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Siç tha ai, qëllimi i tyre ka qenë të krijohet një realitet i ri në Kosovë.
Hoxha bëri të ditur se po hetohet edhe përfshirja e mundshme e disa personave që mund të jenë nga Rusia. Gjatë intervistës, Hoxha foli edhe për bashkëpunimin me KFOR-it gjatë sulmit në veri, si dhe sfidat në monitorimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. /KultPlus.com