Drejtori i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universum emërohet Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

15 Korrik, 2019 - 3:12 pm


Profesori dhe njëkohësisht Drejtori i Departamentit Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum Muzafer Shala është emëruar Minister i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Prof. Muzafer është doktoruar në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it, njëri ndër universitetet më të mira në Angli, i themeluar qysh nga viti 1965. Ka përvojë 17 vjeçare në fushën e edukimit në Kosovë dhe në Angli. 

Studentët e Departamentit Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum angazhohen në projekte reale që nga viti i parë i studimeve. Pra studentët po sigurojnë punësimin që nga mosha 18 vjeçare, duke punuar për tregun global që nga viti i parë i studimeve në pozita si Programer, IT, Data Security, Digital Marketing, Project Management, Content Writing etj. Gjithmonë me mbështetje dhe mentorim të profesorëve. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame 

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madhë të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame / KultPlus.com

Të ngjajshme