Drejtoria e Arsimit në Kamenicë refuzon kërkesën e arsimtares së Gjuhës Shqipe – pati 8 gabime drejtshkrimore

20 Janar, 2020 - 12:15 pm

Një ngjarje jo fort e shpesh në Kosovë ka ndodhur në qytetin e Kamenicës.

Atje një arsimtare e Gjuhës Shqipe i ishte drejtuar Drejtorisë së Arsimit me një kërkesën për ta kthyer në pozitën e mëparshme si mësimdhënëse, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pasi e njëjta ishte transferuar në biblotekën e shkollës.

Por, drejtoria e Arsimit e refuzoi këtë kërkesë të saj, pasi gjeti 8 gabime elementare drejtshkrimore në kërkesën e saj.

“Ne keto rrethana, DKA e konsideron te paarsyeshme dhe te parealizueshme kerkesen tuaj”, thuhet ne pergjigjen e Drejtorise Komunale te Arsimit.

/KultPlus.com

Të ngjajshme