9 Korrik, 2019 - 11:15 am
Sezona e Verës, është koha kur në Kosovë vijnë më të dashurit tanë dhe padyshim se kjo periudhë është ndër periudhat më të mira gjatë tërë vitit.
Për të mos harruar se mërgimtarët kontribuuan shumë në vendin tonë, vitet e fundit gjatë muajit korrik dhe gusht po organizohen aktivitete të shumta kulturore përmes të cilave mundohemi që bashkatdhetarëve tonë t’ua bëjmë pushimin edhe më të bukur dhe të njëjtën kohë më të veçantë.
Drenasi është njëra prej komunave, e cila çdo vit mendon për mërgimtarët, për herë të tretë ky qytet organizon festivalin “Muajin e mërgatës”, në shenjë falënderimi për të mirat që gjithë kosovarët kanë bërë para, gjatë dhe pasluftës për vendin tonë.
“Muaji i mërgatës” në Drenas fillon më 15 korrik dhe përfundon më 15 gusht. Targeti kryesor i festivalit është argëtimi me muzikë, pritet të performojnë emra të njohur të estradës sonë. Jo më kaq, gjatë tërë muajit do të ketë performanca të DJ-ve, do të ketë ekspozita në qendrën tregtare të qytetit, panair të grave me punime dore e ushqime tradicionale, po ashtu do të ketë edhe filma të cilët do të shfaqen një një kinema të improvizuar.
Organizatorët e këtij festivali gjithashtu janë kujdesur edhe për të vegjëlit ku kanë përgatitur koncerte dhe aktivitete skenike, përgjatë orëve 18:00- 19:30. Qytetarët do të mund të shërbehen edhe me pije freskuese në njërën prej 20 këmbështëpizave që do të vendosen në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Vitin e kaluar në këtë festival kanë marrë pjesë rreth 160.000 persona përgjatë një muaji aktivitet. /21Media/KultPlus.com