11 Shtator, 2021 - 7:00 pm
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit, “Cold Heart”.
Kënga në bashkëpunim me artistin e madh britanik, Sir Elton John, është pritur tej mase mirë nga publiku.
Dua vendosi që të shtunën të publikojë disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej duke pozuar krah Elton Johnit, teksa gëzojnë suksesin e projektit të tyre më të fundit.
26-vjeçarja dukej mjaft atraktive e veshur me një kostum, i përbërë nga pantallona të zeza dhe një bluzë transparente në pjesën e sipërme, e përbërë vetëm nga një reçipetë.
Kjo veshje është as më shumë e as më pak se kreacion i një stiliste shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Londër dhe është shumë e suksesshme në tregun ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për Nensi Dojaka, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi Çmimin LVMH të vitit 2021 për talentet e reja.
Dua në një postim të bërë në InstaStory e uroi bashkëkombësen e saj për çmimin e fundit, ndërsa edhe ka bërë me dije se ishte ajo dizajnerja e veshjes së saj në këtë paraqitje.
“Veshur nga një stiliste shqiptare, Nensi Dojaka. Urime Nensi për fitoren e çmimit LVMH”, ka shkruar Dua Lipa në InstaStory.
Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, ishte edhe shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, ajo e cila e uroi e para stilisten me prejardhje shqiptare për këtë fitore – gjithashtu përmes një postimi në InstaStory. / KultPlus.com