3 Korrik, 2019 - 10:34 am
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, përmes profilit të saj në Facebook ka bërë të ditur se do ta sjellë koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans, në bashkëpunim me brendin Pepe Jeans.
“Më në fund mund t’ju them se në bashkëpunim me brendin londinez Pepe Jeans, kam kijuar koleksionin Dua Lipa X Pepe Jeans për ju!
Jam inspiruar nga vitet 90’-00’ në Londër, dhe gjithmonë imagjinoja të krijojë rroba moderne, që do të më përfaqësojnë mua dhe më së shumti dëgjuesit e mi.
Kam dashur që koleksioni im i parë të zbulojë format thelbësore të stileve dhe pëlhurave. E kam bërë këtë koleksion duke ju pasur të gjithëve në mendje.
Ja një pamje e njërit prej fustaneve të mi të preferuar nga koleksioni” ka shkruar ajo.
3 shtatori, është data zyrtare kur koleksioni i Dua Lipës do të jetë në treg. /KultPlus.com