9 Janar, 2024 - 9:54 pm
Dua Lipa, e cila është e njohur për paraqitjet e saj mbresëlënëse në tapetin e kuq, nuk zhgënjeu në 81-vjetorin e ceremonisë “Golden Globes” të dielën.
Megjithatë, ajo zbuloi realitetin e vështirë që e shoqëroi në atë që ishte “veshaja glamuroze” për një ngjarje të rëndësishme në Los Angeles, shkruan DailyMail.
Dua u ul në mënyrë komike në karrigen e saj me ngjyrë të artë duke qëndruar në pozicion të pjerrët pasi fustani i saj që ishte i ngjitur për beli ishte shumë i ngushtë për t’u përkulur.
Ndërsa vendosi krahun në mënyra të sikletshme mbi kurrizin e karriges për të qëndruar statike, ajo buzëqeshi në mënyrë të pakëndshme para se të ngushtonte buzët. /KultPlus.com