26 Gusht, 2020 - 6:30 pm
Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ka kujtuar Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Shën Nënë Tereza në përvjetorin e 110 të lindjes.
Dumoshi ka shkruar në facebook se Bojaxhiu është figurë e madhe që u përket të gjithëve, dhe e cila me fuqinë e saj hyjnore, ia doli të pushtojë zemrën e njerëzimit dhe të qytetarëve të mbarë botës, njofton Klan Kosova.
“Në ditëlindjen e saj lutemi për dashurinë e pakushtëzuar të cilën përpiqemi ta plotësojmë çdo ditë me gjëra të vogla – siç do të thoshte vet ajo”.
“Sot kujtojmë dhe lutemi me lutjet e saj për ndershmëri, sinqeritet dhe shërbim në ndihmë të njerëzve”.
“Nënë Tereza solli shpresën e paqen tek secili njeri që preku, por edhe të atyre që e ndoqën në misionin e saj”.
“Nderojmë me përulje veprën frymëzuese të Nënë Terezës e cila hapi horizonte të reja gëzimi e shprese në botë. Vepra e saj humane mbetet githmonë një burim i pashterrshëm frymëzimi për ne”, ka shkruar ajo.