16 Nëntor, 2020 - 10:47 am
Ka vdekur veprimtari i shquar, Shaqir Shaqiri, ish presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Për vdekjen e tij, ka shprehur ngushëllimet e saj edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Prof. Dr. Shaqir Shaqiri, ish president i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Shaqiri ishte president i KOK-ut në periudhën 1992-1996, duke i prirë Lëvizjes Olimpike në një kohë të vështirë për sportin e për vendin në përgjithësi.
Me profilin e tij shumëdimensional ai kontribuoi jo vetëm për sportin por edhe në shumë fusha të tjera. Ishte pjesëmarrës i UÇK-së dhe njeri me virtyte të larta njerëzore.
Në emrin tim si ministre dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Shaqiri, Lëvizjes Olimpike në Kosovë dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin.” / KultPlus.com