20 Korrik, 2020 - 4:28 pm
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe Federatës së Aeronautikës me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu, shkruan KultPlus.
Dumoshi tha se vdekja e Gërxhaliut do të lë boshllëk të madh në familje dhe komunitetin e Aeronautikës.
Telegrami i plotë:
E nderuara familja Gërxhaliu,
Të nderuar përfaqësues të Federatës Aeronautike të Kosovës,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve.
Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës.
Bashkë ndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën.
Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë. /KultPlus.com