Dumoshi: Violeta nuk ishte artiste e zakonshme, të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë

16 Prill, 2020 - 1:37 pm



Ka vdekur sot, kompozitorja, këngëtarja dhe gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi, shkruan KultPlus.

Violeta do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.

Ika e saj fizike la të pikëlluar familjarët, miqtë e njerëzit që e njohën nga afër.

Ministrja e Kulturës,Vlora Dumoshi, ka reaguar për vdekjen e hershme të Violetes duke e cilësuar si një humbje të madhe për artin dhe kulturës e vendit tonë.

KultPlus ju sjell postimin e plotë të ministres Dumoshi:

E nderuara familja Rexhepagiqi,

Me dhimbje e pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ikjen e hershme të më të dashurës tuaj, e kompozitores, këngëtares e gazetares tonë të njohur, Violeta Rexhepagiqi. Ndarja nga jeta e Violetës është humbje e madhe për ju, por është edhe humbje e madhe për artin dhe kulturën e vendit tonë, të cilës ajo në periudhat më të vështira i dha shumë.

Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar.

Violeta do të mbahet gjatë në mend krahas kontributit të madh në fushën muzikore edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë për fushën e gazetarisë e informimit, në kohën kur Kosova e paraluftës përballej me tortura e burgosje. Violeta Rexhepagiqi ishte udhërrëfyese për artistët e rinj dhe si e tillë do të mbahet mend gjithmonë.

Jemi me fat që e patëm e që e njohëm.
Me respekt,
Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com

Të ngjajshme