11 Tetor, 2023 - 8:54 pm
Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka paralajmëruar se do të bëhet Ura te Liqeni i Badovcit.
Ai ka thënë se kosto e urës planifikohet të jetë 530 mijë euro.
“Ura është e gjatë 38 metra me tri hapësira drite si dhe me gjerësi të rrugës mbi të 7 metra e gjysmë dhe trotuaret e elementet tjera përcjellëse”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë:
Ura e re te liqeni i Badovcit po bëhet!
Pas konstatimit të ekspertëve që ura në Badovc duhet të mbyllet për qarkullim, ne menjëherë intervenuam.
E mbyllëm urën duke e hapur Bypass-in, e asfaltuam rrugën si zgjidhje të përkohshme.
Bëmë analizat gjeologjike e gjeomekanike dhe filluam projektimin e urës.
Sot kemi filluar procedurat e prokurimit për ndërtimin e urës së re. Kostoja e saj planifikohet të jetë 530 mijë euro. Ura është e gjatë 38 metra me tri hapësira drite si dhe me gjerësi të rrugës mbi të 7 metra e gjysmë dhe trotuaret e elementet tjera përcjellëse. Afati për përfundimin e punimeve është 125 ditë.
Punë të mira po bëhen. Nesër kemi lajme të reja shumë të mira. / KultPlus.com