13 Mars, 2021 - 10:27 pm
Dy astronautë të NASA’s dolën jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar këtë të shtunë, për të kryer përditësime të sistemeve në ndalesën orbitale.
Inxhinierët e Expedition 64 Flight, Victor Glover dhe Michael Hopkins i kaluan kostumet e tyre hapësinore në energji baterie dhe nisën ecjen e tyre në hapësirë, që zgjati afro 6 orë e gjysmë.
Dyshja e inxhinierëve zëvendësuan një antenë pa tel në modulin Unity dhe kabllot që sigurojnë lidhjen ethernet për kamerat me rezolucion të lartë të këtij stacioni, ndërsa kryen edhe të tjera detyra sipas NASA’s.
Ky mision u krye nën masa të larta sigurie, pasi astronautët rrezikonin që amoniaku helmues nga sistemi i jashtëm i ftohjes së stacionit hapësinor të ngjitej në kostumet e tyre. Kjo është ecja e pestë hapësinore e kryer gjatë këtij viti. / KultPlus.com