Dy ditë para Ditës së Flamurit, Shqipëria në një natë të vështirë me plot tërmete

26 Nëntor, 2019 - 8:16 am

Vetëm dy ditë para se Shqipëria ta festojë Ditën e Pavarësisë – Ditën e Flamurit, disa termete nga mbrëmë deri sot në mëngjes e kanë prishur magjinë e festës.

Qytetarët sidomos në Durrës e Tiranë janë traumatizuar. Deri tash numërohen tri viktima.

Sot mësimi është pezulluar në tërë Shqipërinë, ndërsa duket se 28 nëntori sivjet do të ketë një ngjyrim tjetër.

Në Thumane është shënuar viktima e parë ndërsa ka njerëz ende nën rrënoja nga tërmetet e fuqishme që kulmuan me atë më të fuqishmin rreth orës 4 të mëngjesit, i cili arriti deri në Kosovë e Maqedoni.

Çka na mbetet është të lutemi për shqiptarët gjithandej, sidomos për ata në Shqipëri, në këtë ditë të vështirë. Lutemi poashtu për sa më pak viktima në njerëz. / KultPlus.com

Të ngjajshme