3 Shtator, 2020 - 4:27 pm
Ata tashmë kanë qenë anëtarë në Parlamentin komunal (asamblenë) të Schlierenit: Agushi që nga viti 2011, ndërsa Aziri, nga viti 2018.
Rixhil Agushi dhe Kushtrim Aziri formojnë Bashkëpresidiumin e ri të SP (Partisë Socialdemokrate) të komunës Schlieren në Kantonin e Cyrihut, shkruan gazeta “Limmattaler Zeitung”.
Anëtarët e SP-së i kanë zgjedhur ata të martën në Asamblenë e tyre të përgjithshme, transmeton albinfo.ch. Agushi dhe Aziri zëvendësojnë kështu kryetarin e mëparshëm Walter Jucker, ka bërë të ditur PS të mërkurën.
Jucker vazhdon të mbetet drejtues i grupit parlamentar të PS-së në Asamblenë e Komunës së Schlierenit, vazhdon njoftimi. Ai është rizgjedhur udhëheqës i grupit parlamentar, pasi që ka kryesuar asamblenë e komunës së Schlierenit për një vit.
Për të shpërndarë përgjegjësinë në parti midis disa personave, Jucker kishte vendosur të hiqte dorë nga kryesimi i partisë. Tani Rixhil Agushi dhe Kushtrim Aziri marrin përsipër detyrën. Të dy u zgjodhën pa asnjë votë kundër, thuhet në njoftimin e SP.
Asambleja e përgjithshme e PS së Schlierenit duhet të ishte mbajtur në pranverë. Për shkak të koronavirusit, ajo qe shtyrë për 1 shtator.
Ashtu si Jucker, ata gjithashtu tashmë kanë qenë anëtarë në Parlamentin komunal (asamblenë) të Schlierenit: Agushi që nga viti 2011, ndërsa Aziri, nga viti 2018.
Albinfo.ch ka prezantuar arritjet e Rixhil Agushit dhe Kushtrim Azirit në skenën politike të komunës së tyre dhe më gjerë, viteve të fundit.
Rixhil Agushi është e lindur në vitin 1986 në Tetovë, Maqedoni e Veriut. Ajo punon si asistente në një ordinancë mjekësore.
Kushtrimi është student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Cyrihut. Ai ka qenë këshilltari më i ri në Asamblenë e Schlierenit, kur është zgjedhur, në vitin 2018. /albinfo/ KultPlus.com