31 Janar, 2025 - 11:06 am
Një produkt i ri i Platformës së Inovacionit në Turizëm (TIP) është tani i hapur për publikun.
Dy shtigje panoramike ecjeje në zonat e Petrelës dhe Kërrabës janë pastruar, shënjuar dhe bërë të aksesueshme, duke ofruar përvoja të reja në natyrë pranë kryeqytetit, njoftoi sot ambasada gjermane në Tiranë.
Bëhet fjalë për Shtegun e Mareve në Petrelë dhe Shtegun e Ciklopit në Kërrabë.
Këto shtigje ekzistuese janë zgjeruar dhe bërë rrethore tashmë, për të lidhur pika kyçe kulturore dhe natyrore, duke përfshirë rrënojat antike të Persqopit, Kalanë e Petrelës, Kalanë e Dorëzit, Qafën panoramike të Durishtit dhe ikonën natyrore Syri i Ciklopit me itineraret e reja të kacavarjes në Kërrabë duke ofruar kështu një kombinim unik të historisë, aventurës dhe natyrës.
Për një navigim më të lehtë, shtigjet janë të disponueshme edhe si skedarë digjitalë GPX./atsh/KultPlus.com