24 Nëntor, 2021 - 1:31 pm
Togeret Flutura Salihu dhe Doruntina Berbatovci, diplomuan me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, shkruan KultPlus.
Në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar, më 20 nëntor, u zhvillua ceremonia e diplomimit të oficer-kadetëve dhe parada tradicionale e diplomimit.
Në këtë ceremoni, togerët e FSK-së, Flutura Salihu dhe Doruntina Bërbatovci, diplomuan me sukses pas përfundimit të kursit intensiv dy mujor të “Oficerëve të kualifikuar profesionalisht” në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.
Ky kurs synon certifikimin e mjekëve të ushtrisë, stomatologëve, avokatëve dhe oficerëve të tjerë të specializuar në aftësitë e Udhëheqjes Ushtarake.
Në këtë ceremoni, së bashku me togerët Salihu dhe Bërbatovci u diplomuan edhe 98 kadetë të tjerë, oficerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera të botës.
Sandhurst është njëra ndër akademitë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për synim që të jetë një qendër ekselence për lidership. /KultPlus.com