E bojkotoi mësimin si pasojë e kushteve të rënda në Gjimnazin “Dr Shaban Hashani”, Konjufca: Kauza e suksesshme për arsim me dinjitet

27 Janar, 2025 - 3:09 pm

Kushtet e Gjimnazit “Dr Shaban Hashani” në Ferizaj patën vërshuar rrjetet sociale si rezultat i angazhimit qytetar nga profesoresha e kësaj shkolle Zoja Lohaj Konjufca, e cila duke kërkuar kushte më të mira për nxënësit edhe e pat bojkotuar mësimin në këtë shkollë.

Ky reagim pat ardh në vitin 2023, ku nxënësit e kësaj shkollë nuk kishin kushtet elementare për mësim, dhe ndërtimi i shkollës së re zvarritej për vite të tëra. Vetë Zoja Lohaj Konjufca sot ka njoftuar se kanë përfunduar ndërtimet e objektit të ri të kësaj shkolle, edhe pse, ende nuk është kthyer personalisht në procesin mësimor, por sipas saj, nuk ndjen keqardhje se pse nuk është kthyer në shkollë, dhe se ndihet triumfuese se zëri i saj dhe mbështetja e medieve e bën të mundur ndërtimin e objektit të ri.

KultPlus ju sjell postimin e sotëm për përfundimin e kësaj shkolle dhe reagimin e Zojës kur edhe pat filluar bojkotimin në këtë shkollë./ KultPlus.com

Të ngjajshme