‘E kanë sjellë vendin në atë pikë, që ma shumë ke llogari me qenë kriminel se qytetar i mirë’

6 Tetor, 2020 - 1:40 pm

Nga Luljeta Aliu

Nëse je qytetar i mirë, nuk gjen punë. Nuk ke trajtim shëndetësor dinjitoz. Nuk ke shanse me tu mbrojtë të drejtat tua në gjykatë. Nuk ke shumë shokë, sepse shumica janë bërë kriminelë. Të shpallin të çmendur, sepse e thua të vërtetën. Të përjashtojnë, sepse ua trazon komoditetin.

Krimineli i ka të gjitha në këtë vend. Punë me rrogë të madhe nga krimet që i bën dhe nga postet në institucione. Spitale private që i paguan. Drejtësinë e bën sipas nevojës së tij, sepse e ka sistemin e rendit dhe ligjit në shërbim të vetin. E duan të gjithë, sepse ju kryen favore. Mashtrimet e tij bëhen aktvendime. Gënjeshtrat e tij bëhen të vërtetat e shoqërisë që përhapen përmes portaleve që i ka lajmëtarë të tij. Ky, po po, ky, ky krimineli, e ndërton realitetin. Dhe jetën tonë të përditshme. Tragjike. / KultPlus.com

Të ngjajshme