9 Gusht, 2021 - 2:30 pm
Sharon Tate ka lindur në Dallas, Texas, në vitin 1943.
Bija e një ushtaraku, e detyruar të lëvizte shpesh në fëmijërinë e saj për shkak të punës së babait të saj e tregoi talentin e saj që në fëmijëri.
Menjëherë pas vitit 1960, ndërsa familja e saj jetonte në Itali, Sharon fitoi konkurse të ndryshme bukurie dhe mori pjesë në prodhime filmash.
Kalimi i babait të saj në Kaliforni do të finalizojë vendimin e saj për të vazhduar aktrimin.
Në vitin 1963 ajo u takua me regjisorin polak Roman Polanski dhe luajti në filmin e tij të vitit 1967.
Të dy u dashuruan dhe në janar 1968 u martuan dhe u transferuan në Santa Monica.
Martesa me Polanski e vendos atë edhe më shumë në qarqet e Hollivudit dhe e ndihmoi të bëhet edhe më e famshme.
Në gusht të vitit 1969,një vit pas martesës Sharon Tate ishte në muajin e fundit të shtatzënisë të fëmijës së saj të parë.
Në të njëjtën kohë, një i pastrehë dhe ish-i dënuar, Charles Manson, krijoi një grup në vitet 1960 në Kaliforni i njohur si Familja Manson.
Charles Manson, lideri i kultit famëkeq i çoi ndjekësit e tij në kryerjen e një serie vrasjesh dhe u shndërrua në simbol të anës së errët të antikulturës të viteve 1960 -të.
Rrjedhimisht, ai besonte se vrasjet do të shpejtonin luftën “e afërt”.
Reputacioni i keq që ai fitoi mblodhi ndjekës,duke krijuar një mitologji rreth tij.
Kështu, ai u bë një idhull i paranojës dhe dhunës.
Banda e ti bazohej: çlirimin seksual, drogën dhe fenë.
Më 9 gusht, Sharon Tate ishte në një darkë me miqtë e saj Jay Sembring, Voitek Frikonsky dhe Abigail Folger dhe më pas do të kthehet në shtëpinë e saj në Santa Monica.
Të nesërmen në mëngjes, pastruesja që shkoi e para në shtëpi, u përball me një skenë të tmerrshëm.
Gjatë natës, katër anëtarë të sektit të Manson, Tex Watson, Pat Cranwinkle, Susan Atkins dhe Linda Kasambian, thyen derën e sigurisë dhe prenë linjat telefonike.
Pasi ata hynë brenda shtëpisë i bënë të gjithë të qëndrojnë para oxhakut.
Në përpjekjen e tyre për të mbrojtur veten, Sembring u qëllua.
E tmerruar, Tate i lutet vrasësit për fëmijën e saj të palindur, ndërsa ai përgjigjet:
“Nuk më intereson ju apo fëmija juaj”.
Me gjakun e Sharon, vrasësit shkruan fjalën “derr” në derën e përparme.
Vrasësit u arrestuan katër muaj më vonë dhe Manson u shpall fajtor për vrasje dhe organizimin e vdekjes së Sharon Tate.
Vrasja e Tate frymëzoi Quentin Tarantino dhe realizoi filmin e tij ‘ Once upon time in Hollywood’ me Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.