6 Gusht, 2020 - 1:30 pm
Përderisa shënohet 75 vjetori i shkatërrimeve të qyteteve ku ata jetonin, burrat dhe gratë tashmë të plakur që dëshmuan për bombardimet atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki po përpiqen që t’i kujtojnë botës tmerrin që shkaktojnë armët bërthamore.
Keiko Ogura ishte vetëm tetë vjeç kur Enola Gay, një bombë bërthamore amerikane B-29, u hodh 16-kilometra në Hiroshimë në orën 8:15 të mëngjesit, më 6 gusht të vitit 1945.
Rreth 80,000 nga 350,000 njerëz të qytetit u vranë menjëherë; deri në fund të vitit, numri i vdekjeve do të rritej në 140,000 pasi të mbijetuarit patën lëndime ose sëmundje që ishin të lidhura me ekspozimin e tyre ndaj rrezatimit, shkruan The Guardian, transmeton KultPlus.
Ogura, e cila ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së saj në kohën kur forca e shpërthimit e tërhoqi atë nga këmbët dhe e rrëzoi pa vetëdije, është njëra nga të mbijetuarat që synim të jetës e ka tregimin e stories së saj. Ajo dhe të tjerë të mbijetuar shpresojnë, me dëshpërim, që të krijohet një botë pa armë bërthamore.
“Babai im kishte thënë që nuk ndihej mirë atë mëngjes dhe më tha të mos shkoja në shkollë,” rrëfen ajo.
Shpërthimi rrëzoi kulmin e shtëpisë, në të cilën ajo jetonte me prindërit dhe dy vëllezërit e saj, dhe shkatërroi pjesën më të madhe të shtëpisë.
“Ishte errësirë dhe kishte një heshtje absolute. Unë nuk dija se çfarë të bëja, përveçse të tkurresha ashtu e shtrirë në tokë. E vetmja gjë që mund të dëgjoja ishte tingulli i vëllait tim të vogël duke qarë.”
Ndërsa ra mbrëmja, njerëzit që kishin qenë më afër hipocentrës një milje e gjysmë larg filluan të mbërrinin në shtëpinë e tyre.
“Ata kishin të djegura fytyrat dhe flokët, edhe lëkura e tyre ju qëndronte e varur. Ata nuk thanë asgjë … ata thjesht rënkuan dhe kërkuan ujë.”
Ogura ju dha ujin që e kishte marrë nga një pus aty pranë, dhe i shikoj me tmerr teksa ata pinin ujin, ku dhe më pas ranë përtokë të vdekur.
“Nuk e dija se ishte e rrezikshme t’u jepja ujë njerëzve në gjendjen e tyre. Për 10 vjet e fajësova veten për vdekjen e tyre.”
Ogura është një nga rreth 136,700 të mbijetuarit nga bombardimet atomike – nga Hiroshima dhe Nagasaki, përfshirë ata që ishin në barkun e nënës në kohën kur ndodhën sulmet. Me një moshë mesatare pak më shumë se 83 vjeç, shumë prej tyre vuajnë nga sëmundje kronike të lidhura me ekspozimin e tyre ndaj rrezatimit. Më shumë se 300,000 të mbijetuar kanë vdekur që nga sulmet, përfshirë 9,254 në vitin e kaluar, sipas ministrisë së shëndetësisë.
“Në fillim, ishte vërtet e dhimbshme të kujtosh ato ditë”, tha Ogura, e cila nuk foli publikisht për përvojën e saj për 40 vjet.
“Por unë doja që të rinjtë amerikanë të dinin se çfarë kishte bërë vendi i tyre. Nuk po i fajësoj ata për atë që ndodhi, thjesht dua që ata të dinë faktet dhe të mendojnë.”
Të mbijetuarit si Ogura që kanë kaluar vite duke folur me audiencën në Japoni dhe jashtë saj, janë të irrituar nga mungesa e përparimit në çarmatimin bërthamor dhe kanë frikë nga një e ardhme pa dëshminë e bombardimeve në Hiroshimë dhe Nagasaki. / KultPlus.com