23 Maj, 2022 - 12:00 pm
Tingëllon si e pabesueshme, por rezulton e vërtetë. Shkencëtarët e Alfred-Wegener-Institut në Gjermani, kanë nxjerrë në pah sesi do dukej Antartiku perëndimor 90 milion vite më parë – atëherë ku nuk ishte i ngrirë.
Pas disa viteve hulumtime, shkencëtarët thonë se përveç botës së pasur bimore dhe shtazore në Antartik (shih foton) në atë kohë ka qenë për dy grade më ngrohtë sesa në Gjermani 2019 – rreth 12 gradë celsius. Gjithashtu ka pasur reshje të shumta të shiut. Pra në kohën e verës, kur nuk perëndon dielli, pa problem në Antartik mund të kishe jetuar 4 muaj.
Pse më pas erdhi deri te ftohja e klimës, shkencëtarët nuk kanë një ide të qartë. Me siguri të plotë, ata mund të thonë vetëm se përqendrimi i dioksidkarbonit në atmosferë ka qenë shumë herë më i lartë sesa është paramenduar./ KultPlus.com