Stambolli zhytet në errësirë në mes të ditës

21 Prill, 2023 - 9:00 pm

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet Stambolli i përfshirë papritur në errësirë ​​në formën e një reje të errët. Ngjarja që ndodhi më 18 prill tmerroi banorët turq tek të cilët krijoi panik, me disa që komentuan se ky ishte apokalipsi.

Një sqarim erdhi nga Instituti Meteorologjik turk, i cili tha se mbi Stamboll kishte kaluar një re me dendësi të madhe.

Faqja TechnoPixel, e cila merret me fenomene të ngjashme meteorologjike, sugjeron se kjo re e dendur mund të ketë qenë e llojit “Cumulonimbus”. Retë “Cumulonimbus”, shpesh kanë një bazë të errët që arrijnë vetëm disa qindra metra mbi tokë. Ato janë retë e vetme që prodhojnë bubullima dhe vetëtima, dhe gjithashtu çojnë në rrebeshe të mëdha. Ato mund të duken jashtëzakonisht të errëta pasi lejojnë shumë pak ose aspak dritë.

“Sipas informacioneve, reja kishte një dendësi të pabesueshme prej 7 kilometrash. Me fjalë të tjera, distanca prej fundit tokësor të resë në skajin tjetër përballë atmosferës ishte 7 kilometra. Një masë e tillë e dendur arriti lehtësisht ta bllokonte dritën nga dielli”, thuhet në këtë faqe.rtv21/KultPlus.com

https://twitter.com/i/status/1648383204586299408

Të ngjajshme