28 Shtator, 2020 - 10:13 am
Çështja e diskutuar në lidhje me emërimin e liqenit të Ujmanit si “Liqeni Trump”, sipas kryeministrit Avdullah Hoti ka një përgjigje.
Ai para gazetarëve ka thënë se si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në takimet në Kosovës nga ambasadori Richard Grenell, iu është kërkuar që në shenjë respekti për kontributin dhe angazhimin e tij në zgjidhje e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë, ky liqen të marrë emrin e presidentit amerikan, raporton IndeksOnline.
“Emri i liqeni ka qenë kërkesë edhe në Shtëpinë e Bardhë edhe në takimet që kemi pasur këtu, që në shenjë respekti për angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentin amerikan, që të emërohet si liqeni Trump. Kaq”, tha Hoti. / KultPlus.com