31 Tetor, 2019 - 7:00 pm
Ed Sheeran është klasifikuar si personi i famshëm më i pasur në Britani nën moshën 30-vjeç. Këngëtari pothuajse dyfishoi pasurinë e tij në një vit.
28-vjeçari u vlerësua në vitin 2018 se kishte një pasuri me vlerë 94 milionë dollarë. Ndërsa këtë vit, sipas listës së re të revistës “Heat”, pasuria e tij u vlerësua 170 milionë dollarë.
Ed Sheeran rrëzoi nga froni Adele, e cila mbushi 31 vjeç në maj.
Pjesa më e madhe e të ardhurave të Ed raportohet se vijnë nga turneu i tij në botë “Divide”, që i siguroi 599.4 milion paund fitime.
Gjatë turneut ai mbajti 258 shfaqje për 7 milionë fansa n mbarë botën mes marsit 2017 dhe gushtit 2019.
Pas tij, në vendin e dytë vjen aktori i “Harry Poter”, Daniel Radcliffe me pasuri 90 milionë paund, ndërsa në vendin e tretë qëndron Harry Styles me pasuri 64 milionë dollarë.
Në listë janë edhe dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora. /KultPlus.com
Lista e “Heat”: