Edi Rama përkujton Nënë Terezën në 114-vjetorin e lindjes: Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit

26 Gusht, 2024 - 11:35 am

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Shën Nënë Terezën, në 114 vjetorin e lindjes.

Rama ka shkruar në rrjete sociale se ajo është Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit.

“Sot përkujtojmë 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit”, ka shkruar ai.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës./KultPlus.com

Të ngjajshme