Edita Tahiri në mesin e 1000 grave eminente në botë që kanë punuar në krijimin e paqes

27 Shtator, 2020 - 3:42 pm

Edita Tahiri është lidere, politikane, diplomate dhe negociatore e njohur shqiptare dhe ish-ministre për dialog e Republikës së Kosovës.

Sëfundi, Tahiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është në mesin e 1000 grave eminente në botë që kanë kontribuar në krijimin e paqes.

Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes ka prezantuar këto gra të fuqishme që kanë punuar maksimalisht në ndaljen e luftrave.

Në ballinë janë prezantuar ish-presidentja e Liberisë dhe fituesja e çmimit Nobel, kryenegociatorja e Filipineve dhe Edita Tahiri. / KultPlus.com

https://www.sandiego.edu/peace/institutes/ipj/global-programs/women-waging-peace/?fbclid=IwAR0_hfRnbKRGUrTWoaxnbLsAad0iNsAc3J8JWY_ZQeAHV6vMvs4TQR2kaow

Të ngjajshme