21 Shkurt, 2023 - 11:54 pm
Institucioni parashkollor “Kopsht dhe Çerdhe Nina” me vendodhje në Mitrovicë, ka dalë me një komunikatë përmes së cilës ka reaguar për një rast të sulmit fizik ndaj një fëmije nga edukatorja A.A.
Sipas komunikatës, edukatorja A.A ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije gjatë kohës që ishte nën kujdesin e saj dhe se pas kësaj ky institucion parashkollor, përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, konfirmoi sulmin e edukatores, e cila ka mohuar ushtrimin e dhunës.
Më tej institucioni parashkollor ka bërë të ditur se masat janë marrë duke njoftuar prindin e fëmijës i cili e ka inicuar rastin në Polici.